Aksident rrugor në aksin Korçë-Pogradec, 2 mjete të përfshira! Vetëm dëme materiale (VIDEO)

30 Nëntor 2022, 16:05| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 16:19

  • Share

Një aksident rrugor ka ndodhur ka pasditen e sotme në aksin nacional Korcë-Pogradec në afërsi të fshatit Gështenjas, ku 2 mjete janë përfshirë në një përplasje, dhe për pasojë janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Mësohet se ky aks rrugor në të cilin ka ndodhur aksidenti është problematik, pasi dhe më parë janë regjistruar aksidente të  ngjashme, kjo për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe ndriçimit. Gjithashtu, edhe çarja e asfaltit për shtrimin e ujësjellësit të ri ka shtuar riskun dhe rrezikshmërinë në këtë rrugë.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?