Foto nga vendngjarja

Aksident në superstradën Lezhë-Laç, përplasen dy makina, një i plagosur

16 Shkurt 2022, 18:11| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 18:13

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në superstradën Lezhë-Laç.

Mësohet se nga përplasja e dy makinave pranë kryqëzimit të Rriles, u plagos drejtuesi i metit 'Skoda'.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?