Aksident në Korçë, përplasen dy makina, drejtuesi i njërit mjet dhe pasagjeri në spital, jashtë rrezikut për jetën

1 Mars 2023, 20:43| Përditesimi: 1 Mars 2023, 21:37

  • Share

Një aksident ka ndodhur në Korçë, konkretisht në unazën e qytetit të Korçës në afërsi të lagjes 17.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30. Janë përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin O. R., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Dh. N. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi Dh. N. dhe pasagjeri që udhëtonte në automjetin e tij, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Të dyja mjetet janë përplasur me njëra-tjetrën duke tentuar njëra të futet dhe tjetra të dalë nga e njëjta rrugë dytësore që lidh unazën e qytetetit. Njëri prej drejtuesve të mjeteve  nuk e ka parë mjetin tjetër që po dilte dhe është kthyer me shpejtësi. Dy shtetas jane derguar me urgjence ne spitalin rajonal te Korces.

Po kryen veprimet procedurale dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksident

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?