E rëndë në Korçë, mjeti përplas për vdekje nxënësen e klasës së 8-të! Shoferi dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë, shoqërohet në polici

31 Tetor 2023, 11:24| Përditesimi: 31 Tetor 2023, 15:38

  • Share

KORÇË-Një vajzë 14-vjeçe humbi jetën fatalisht në aksident. Minorenja u përplas nga një automjet në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, në kryqëzimin e fshatit Zëmblak.

Nga hetimet paraprake rezulton se vajza ka zbritur nga një furgon dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, kur është goditur nga Opeli me targa greke me drejtues Ismail Koçallarin.  Ai u arrestua në vendngjarje. Siç shihet dhe në këto pamje, ku Kuçallari qendron me pranga në duar dhe i përlotur.

Nga të dhënat e para mësohet se shkak për aksidentin është ndërprerja e rrugës nga viktima dhe shpejtësia mbi norma e makinës. Rruga është e pajisur me sinjalistike dhe shpejtësia e lejuar pranë kryqëzimit është 40 km për orë. 

Aksi Korçë- Devoll është një rruge me kufizim shpejtësie maksimale deri në 80 km për ore, dhe pranë zonave të banuara shpejtësia duhet të reduktohet deri në 40 km për orë. Përgjatë këtij aksi rrugor ka banorë dhe fermerë të cilët kalojnë në krahët e rrugëve për shkak se kemi të bëjmë me zona të banuara. Gjithashtu shpesh aksi është i mbikëqyrur nga patrulla të policisë rrugore.

Ora 15:24
VIDEO/ Përplasi për vdekje 14-vjeçaren në aksin Korçë-Bilisht, shoferi duke qarë në makinë

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Korçë-Bilisht, ku për pasojë ka humbur jetën një 14-vjeçares.

Drejtuesi i mjetit tip ‘Opel’ Ismail Koçollari, përplasi për vdekje nxënësen e klasës së 8-të pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq. Shoferi shihet i ulur në vendin e pasagjerit dhe është përlotur nga aksidenti i rëndë.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?