Fier/ Shoferi humb kontrollin e automjetit dhe del nga rruga, 4 të plagosur

26 Nëntor 2023, 09:36| Përditesimi: 26 Nëntor 2023, 09:52

  • Share

Fier - Një akisdent i rëndë ka ndodhur këtë të dielë, rreth orës 09:00 në në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Cakranit", ku shoferi ka humbur kontrollin e automjetit që po drejtonte, tip "Bnez", dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, kanë mbetur të plagosur shoferi i automjetit, i identifikuar me inicialet E.K. dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në makinë.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal të Fierit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

"Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Cakranit", shtetasi E. K., duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E. K dhe tre pasagjerët, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin rajonal Fier",- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Lajmi në përditësim...

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?