Foto ilustruese

Aksident në aksin Fier-Lushnjë, makina përplas 80-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë

29 Shkurt, 17:28| Përditesimi: 29 Shkurt, 17:33

  • Share

FIER - Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor "Fier-Lushnjë". Siç bën me dije policia, pasditen e sotme një automjet ka përplasur një 80-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

I moshuari S.K. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë në vendngjarje është jnë grup hetimor që po shqyrton rrethanat e aksidentit. 

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 16:50 në aksin rrugor "Fier-Lushnjë", shtetasi A. I., 48 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip "Volsëagen", ka përplasur shtetasin S. K., rreth 80 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. 

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar biçiklisti, shtetasi S. K., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.", thuhet në njoftimin e policisë.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?