Pamje nga vendngjarja në Zvicër

Aksident në Zvicër/ 'Po kalonte rrugën', makina përplas për vdekje 83-vjeçarin shqiptar

22 Nëntor 2023, 13:46| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 13:48

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së martës (21 Nëntor) në Horgen të Zvicrës ku një 83-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një makinë.

Rrethanat e sakta të aksidentit janë ende të paqarta. Sipas gazetës zviceriane Blick, 83-vjeçari është përplasur teksa po kalonte rrugën në këmbë dhe është hedhur disa metra larg. 

Pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e emergjencës kanë konstatuar vdekjen e 83-vjeçarit.

Sipas raportimit nga Policia zvicerane thuhet se drejtuesi i mjetit ishte një 51-vjeçar i cili po lëvizte në Einsiedlerstrasse drejt Horgenit. 

Kjo ngjarje po hetohet nga policia vendase dhe nga prokuroria publike. 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?