Kronikë

Aksident në zonën e Astirit në Tiranë, kamioni përplas 14-vjeçaren

28 Gusht 2021, 19:46| Përditesimi: 28 Gusht 2021, 20:14

  • Share

Një aksident ku ka mbetur e lënduar një 14-vjeçare është shënuar gjatë pasdites së sotme në zonën e Astirit, në rrugën “Tom Plezha”.

Kamion i drejtuar nga M.L, ka përplasur këmbësoren e mitur E.S, e cila është dërguar menjëherë në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?