Foto ilustruese

Aksident në Vlorë, makina përplas 62 vjeçarin! Drejtuesi i mjetit përfundon në komisariat

27 Janar 2023, 18:27| Përditesimi: 27 Janar 2023, 18:29

  • Share

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Sadik Zotaj” të Vlorës ku një 43 vjeçar i identifikuar si K.G duke drejtuar makinën e tij tip ‘Peugeot’ ka përplasur 62 vjeçarin B.V gjatë kohës që po qarkullonte me biçikletë.

62 vjeçari i cili ka mbetur i plagosur është dërguar në spitalin e Vlorës ku po merr trajtimin mjekësor.

Ndërkohë 43 vjeçari është shoqëruar në komisariat për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?