Pamje nga vendngjarja

Aksident në Vlorë, dy të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve, shoferi i ‘Fiat’-it ia mbath nga vendngjarja, policia në ndjekje të tij

16 Nëntor 2022, 18:06| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 18:11

  • Share

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së automjeteve tip “Benz” dhe “Fiat” në rrugën Vlorë-Kuç.

Të dëmtuar nga përplasja kanë mbetur drejtuesi dhe pasagjeri i makinës “Benz”. Aktualisht ndodhen në spitalin e Vlorës ku po marrin ndihmën e duhur mjekësore.

Ndërsa policia është vënë në ndjekje të shtetasit A.Ç, drejtuesit të automjetit tip “Fiat” i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

“Rreth orës 16:00, në rrugën Vlorë-Kuç, në fshatin Gjorm, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin M. M., është përplasur me një automjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. Ç. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi M. M dhe pasagjeri shtetasi K. M., i automjetit Benz, të cilët ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”-thuhet në njoftimin e policisë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?