Aksident në Vlorë, makina përfundon jashtë rrugës për shkak të shpejtësisë së lartë! Plagoset rëndë shoferi 25 vjeçar

14 Janar 2023, 18:57| Përditesimi: 14 Janar 2023, 19:08

  • Share

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Kuç, pranë fshatit Qishbardhë në Vlorë. Një makinë e tipit ‘Fiat Punto’ me drejtues 25 vjecarin E.M, ka dalë nga rruga. Automjeti ka humbur kontrollin në kthesë si rrjedhojë e shpejtësisë së lartë. Drejtuesi i mjetit i plagosur rëndë është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë që po kryejnë hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?