Autobusi i përplasur

Aksident në Turqi, autobusi me mbështetës të Erdoganit përplaset me kamionin, 22 të plagosur

29 Maj 2023, 09:01| Përditesimi: 29 Maj 2023, 09:04

  • Share

Një autobus që po transportonte votuesit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale është përplasur me një kamion ditën e djeshme. Autobusi që kishte brenda mbështetës të Erdogan po kthehej për në Stamboll pas votimeve në Ordu ku e kishin adresën për të votuar.

Nga aksidenti, 22 persona mbetën të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Aksidenti ndodhi rreth orës 04:30. Autobusi u përplas me një kamion dhe për pasojë drejtuesi mbeti i bllokuar.

Pas aksidentin, shumë ambulance, ekipe të zjarrfikëseve dhe policisë u nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes. 22 personat e plagosur u dërguan me urgjencë në spitalet e Sakaryas dhe Kocaelit pasi u nxorën nga autobusi i aksidentuar dhe morën trajtim mjekësor.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?