Aksident i rëndë, 1 viktimë dhe 4 të plagosur! Parakalimi i gabuar i merr jetën të resë, video e tmerrit në tunelin e Kalimashit (VIDEO)

7 Janar 2022, 21:13| Përditesimi: 7 Janar 2022, 22:58

  • Share

KUKËS- Një vajzë humbi jetën si pasojë e një aksidenti të regjistruar mbrëmjen e sotme në tunelin e Kalimashit, ndërsa katër persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:45 në brendësi të tunelit, ku në aksident janë përfshirë dy automjete, një me targa kosovare dhe një me targa shqiptare. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar video nga momenti i përplasjes së dy mjeteve ku shikohet që shkak i aksidentit është bërë parakalimi gabuar i mjetit që lëvizte me shpejtësi skëterrë.

Viktimë ka mbetur pasagjerja e mjetit me targa shqiptare, Ediona Sala, banuese në Shkopet. Report Tv mëson se të plagosurit janë identifikuar si Sandër Beka, Mariglen Gjoka, Gjin Malsi dhe shqiptarja nga Kosova Mihrije Zeneli. Tre nga të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Report TV sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku duken dy makinat e përfshira në aksident, si edhe njollat e gjakut në tokë. Aksidenti ka shkaktuar trafik duke sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve nga rruga e Kombit drejt Tiranës.

Mësohet se shqiptarët nga Kosova ishin kthyer për të festuar festat, ndërsa ata po nisesh drejt Italisë, konkretisht në Bergamo atje ku jetojnë. Një e afërme e të plagosurës nga Kosova thotë se mjeti me targa shqiptare i ka goditur nga pas dhe se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

Ora 22:38
Report Tv siguron videon e përplasjes së dy makinave te tuneli i Kalimashit, parakalimi gabuar i merr jetën te resë

Një parakalim i gabuar me shpejtësi marramendëse i mori jetën të resë Ediona Sala mbrëmjen e sotme në një aksident. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar videon e momentit të përplasjes së dy makinave në tunelin e Kalimashit ku mbetën të plagosur edhe 4 persona.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjeshta: 08/01/2022 13:33

    Vetëm në Shqipëri në tunel vija ndarëse e rrugës nuk është e njëtrajtshme!!! Në asnjë tunel në botë nuk lejohet parakalimi.

    Përgjigju
    • Tironci: 08/01/2022 15:46

      Eshte autostrade Vjeshta edhe ne Evrope parakalohet

  • anonymous: 08/01/2022 07:59

    o Shqiptaree vini rrypin e sigurimit.rrypi sigurimit nuk eshte per turp o injorante qe vdisni prej pordheve se ju ulet autoriteti po tvini rrypin. 90% do mbijetosh vetem po re ne det ose ne zjarr ska cte bej rrypi

    Përgjigju
  • Teto Olga: 08/01/2022 07:45

    Kan shitur gomeret, kan bler bicikleta dhe kushedi ci duket vetja…

    Përgjigju
  • Jani: 08/01/2022 05:27

    Nuk lejohet parakalimi apoo ndryshim I I korsise ne tunel,,eshte i ndaluuar rrepte sisht,,ne europe dhe shba,,dhe shpejtesi jo me shume se 70 km/ore...kurse tek ne?????sa me pare te behet vijeZimi I panderprere qe te mos ndryshohet korsia dhe ,,te vendosen kamera.kontrollore brenda per rrespektimin e shpejtesise...

    Përgjigju
    • A. N.: 08/01/2022 10:49

      Ti mendon qe do e ndaloje vija e panderprere kokoshin shqiptar nga zik-zaket?

  • Vindizell: 08/01/2022 02:27

    He burrnesh bre bash si trimnesh ke cof njashti ta lumsha jepi gazzzz se valla e kap parajsen direkt.Mjer kush ju del para ktyre kamikazeve.

    Përgjigju
  • Kola: 08/01/2022 01:39

    Bravo vajzat Shqiptare te pispispisllosura. Vazhdoni beni date kta rrugecer ordinere e kriminela. Njeriu kur ka te tjere ne makine merr pergjegjesi. Por kto vazhezat tona we perdridhen kan qejf kta meshkujt e qelbur me makina te shtrenjta dhe me jetegjatesine e peshkut, qe jo shume pak here i marin nevqafe dhe kto zockat mjerane here jeten e here me dajak. Kemi krijuar nje kulture te poshter objektifikimi te “lacit te modifikuar” nga viti 97. Eshte nje lac ne aparence me i pasur, me i sofistikuar nga emisionet plera si perputhen e bigbrother, me influencera por me shum idiot dhe injorant se ai i 97. Rrini vajtoni tani. Shoferat duhen varur.

    Përgjigju
  • Paul: 08/01/2022 00:40

    Fajin eshte i shpejtesise,,por dhe I qeverise qe ne nje tunnel 5 km vendos cija te nderprera,,kur duhej te kishte vija te panderprera...

    Përgjigju
    • Tajnelli: 08/01/2022 02:30

      Ky lloj tuneli sidomos nuk duhet te jet mbi 70km/h limiti i shpejtesise se lejuar.Duke marre parasysh cfare bagetish kalojne aty edhe 50km/h nuk eshte ide e keqe.Dhe mundesisht kurriza breshke cdo 100m qe duan sduan ta ulin shpejtesine keto krijesat e pas 97.Ndryshe do behet me keq.

    • emri: 08/01/2022 01:45

      fiks e ke. duhen bene dhe bariera metalike se hajvanet "shofere" i kalojne vijat. normal do i shkaterojne dhe barierat.... eshte perfekt si aksident, nderkohe qe njeri eshte me shpejtesi sketere (pa e menduar qe ka idiote/e qe mund te dalin ne cdo moment, e do ti del tjetri/a ne parakalim e pritet benzi ne gjysem... te keqen e benzit, sa mire te ri. a kane problem te rijne ne nje korsi sa kalojne tunelin? le te rine te madhin tashti.

    • Tata: 08/01/2022 00:55

      E drejte. Ne tunel nuk ka parakalim.

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?