Foto ilustruese

Aksident në Tropojë, makina bie në humnerë, plagoset rëndë 56-vjeçari

22 Korrik 2023, 20:28| Përditesimi: 22 Korrik 2023, 21:04

  • Share

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në bjeshkët e Doberdolit në Tropojë.

Një mjet tip “Foristrad", me drejtues shtetasin S. A., 56 vjeç, banues në fshatin Berishë, ka rënë në humnerë.

Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi S . A., i cili është transportuar në spitalin e Traumë, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?