Aksident në Tiranë, makina përplas të miturin! 11-vjeçari përfundon në spital

17 Shtator 2023, 12:14| Përditesimi: 17 Shtator 2023, 12:16

  • Share

TIRANË- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të fushës së sportit në Laprakë.

Sipas policisë dyshohet se një shtetas drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 11 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

‘Më datë 17.09.2023, rreth orës 11:15, në afërsi të fushës së sportit në Laprakë, dyshohet se një shtetas, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 11 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?