Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në Tiranë, makina përplas drejtuesin e biçikletës, i riu përfundon në spital

31 Tetor 2021, 21:23| Përditesimi: 1 Nëntor 2021, 10:34

  • Share

Një aksident me plagosjen e një të riu ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia njofton se rreth orës 20:20, në vendin e quajtur “Sheshi Shqiponja”, mjeti me drejtues A. C, 40 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 25 vjeç.

I riu për shkak të dëmtimeve që ka marrë është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

'Më datë 31.10.2021, rreth orës 20:20, në vendin e quajtur “Sheshi Shqiponja”, mjeti me drejtues A. C, 40 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.'- njofton policia.


Lajmi kryesor:

Bilanc tragjik/ Në vetëm pak orë përgjaken rrugët e vendit nga aksidentet, 3 të vdekur dhe 11 të plagosur


M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • agim: 01/11/2021 06:49

    BICIKLETA NUK ESHTE PER NE QYTET. bicikleta eshte per sport jo per transport. Cmenduria ka arrit deri ne piken qe jane bllokuar korsite qe fare mire mund te sherbenin per emergjenca apo transport publik per dy hajvaner qe i ka mbet sahati ke bicikleta enver hoxhes dhe vazhdojn pedalojn.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?