Foto nga vendi i ngjarjes

Aksident në Tiranë, ambulanca përplaset me makinën në afërsi të ish-sheshit 'Shqiponja'! Plagoset pasagjerja 66-vjeçare

10 Gusht 2022, 16:14| Përditesimi: 10 Gusht 2022, 16:36

  • Share

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë. Një mjet ambulancë është përplasur me një makinë në afërsi të ish-sheshit "Shqiponja".

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në ambulancë, 66-vjeçarja e identifikuar si K. I., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa shoferi i ambulancës që drejtohej nga 55-vjeçari i identifikuar si E. D., dhe drejtuesi i automjetit, i identifikuar si F. K., 33 vjeç., nuk u lënduan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?