Kronikë

Aksident në Shijak, makina përplas rimorkion, 8 të plagosur (VIDEO)

28 Tetor 2021, 20:53| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 21:19

  • Share

SHIJAK- Tetë të plagosur është bilanci i një aksidenti në Shijak, ku mjeti tip 'Benz' ka përplasur një motor me rimorkio. Mësohet se në momentin e aksidentit, 8 personat ishin brenda në rimorkio, të cilën e përdornin për të mbledhur kanaçe.  

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se ata i përkisnin komunitetit rom.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shoqëruesi i mjetit, i identifikuar si Daniel Keci është shoqëruar për veprime të mëtejshme.

Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se grupi hetimor ka mbërritur dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 28/10/2021 22:16

    Ca faji ka shoferi I makinen kur ato jon gjith pa drita e pasinjale.. kur vim në per pushime bohana me zemer mo dak. Mest atostades kallon gjyshja me tepsi në koke asaj dhe 2 vaj jete ka . Te pert rruget .. kthen per naj rruge fshati kali me gjith karroce pate zotin. Se I zoti tu bo muhabet e fshataret eka lon kalin me gjith karroc te shkoj vete shpi .atje osh fatkeqesi . Pa patenta me patentat me lek. Rregullat si dit te fortin e bojn naj mik ne polici ekan ose politikan..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?