Sarandë/ 14 vjeçari me dy shokët e mitur aksidentohet me makinën e të atit! Mjeti përfundon në përrua! Të tre në spital, njëri i intubuar (VIDEO)

21 Nëntor 2023, 21:09| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 22:01

  • Share

SARANDË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Stjar-Bajkaj të Sarandës, ku një i mitur, duke drejtuar një automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në përrua.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar shoferi 14-vjeçar si dhe dy bashkëmoshatarët e tij.

Autoambulancat i kanë transportuar adoleshentët në Spitalin e Sarandës, dhe sipas burimeve, njëri prej të miturve është në gjendje të rëndë i intubuar, dhe dyshohet se ka pësuar goditje të rëndë në kokë.

Blutë bëjnë me dije se automjeti është bllokuar dhe dyshohet se është në pronësi të babait të njërit prej adoleshentëve.

Ora 21:51
Përfundoi në përrua me tre të mitur brenda, momenti kur nxirret 'Benzi' në Sarandë (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamjet kur nxirret Benzi që ra në përrua me tre adoleshentë brenda në aksin rrugor Stjar-Bajkaj, në Sarandë.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?