Foto nga vendngjarja

Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, automjeti del nga rruga dhe përmbyset! Plagoset drejtuesi 23 vjeçar

5 Dhjetor 2023, 10:33| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 10:39

  • Share

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Sarandë-Delvinë në vendin e quajtur “Ish-Pularia” në afërsi të fshatit Shijan.

Një automjet tip “Hyundai” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi 23 vjeçar, D.Sinaj i cili është transportuar në spital ku po merr ndihmën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?