Foto nga vendngjarja

Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, makina del nga rruga! Plagosen shoferja dhe pasagjerja

4 Shkurt, 13:57| Përditesimi: 4 Shkurt, 14:03

  • Share

Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Sarandë-Delvinë duke shkaktuar plagosjen e 2 personave. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “Qafa e Gjinos”.

Të plagosura kanë mbetur drejtuesja dhe pasagjerja: Anisa Zervoi 32 vjeç dhe Evelina Shehu, 49 vjeç. Dy të plagosurat janë transportuar me ambulancë në urgjencën e spitalit të Sarandës për të marrë ndihmën e parë.

Mësohet se 32-vjeçarja ndodhet në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?