VIDEO+ FOTO/ Aksident në rrugën Librazhd-Përrenjas, makina del nga rruga dhe bie në përrua, humbin jetën burrë e grua (EMRAT)

3 Prill 2023, 09:05| Përditesimi: 3 Prill 2023, 10:56

  • Share

Burrë e grua kanë humbur jetën në një aksident tragjik që raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin ‘Librazhd-Përrenjas’ ku një makinë tip ‘Volswagen’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Lengajcës.

Mësohet se 55 vjeçari Arjan Yze ka humbur kontrollin e automjetit duke përfunduar në përrua dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë edhe gruaja e tij e identifikuar si Majlinda Yze, 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere.

Makina është parë mëngjesin e sotëm nga drejtues të mjeteve në këtë rrugë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë. 

Lajmi në përditësim...

Ora 09:57
VIDEO/ Pamjet e aksidentit tragjik në Librazhd ku humbën jetën burrë e grua

 

Këto janë pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në aksin Librazhd-Përrenjas ku makina në të cilën udhëtonin burrë e grua ka përfunduar në përrua duke u shkaktuar të dyve vdekjen e menjëhershme.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?