Aksident në rrugën Korçë-Pogradec, përplasen 2 automjete për shkak të lagështirës! Krijohen radhë të gjata trafiku

18 Janar, 15:30| Përditesimi: 18 Janar, 17:22

  • Share

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Korçë - Pogradec, në vendin e quajtur Qafë-Plloçë. Mësohet se dy mjete që lëviznin në sens të kundërt janë perplasur me njëra tjetrën si pasojë e lagështisë në rrugë.

Nga aksidenti fatmirëshit nuk ka të lënduar por janë rregjistruar dëme të shumta materiale, ndërkohë qe u kërkua edhr ndihma e zjarrëfikses së Pogradecit për te pastruar vajin në rrugë.

Aksidenti ka krijuar edhe trafik në këtë aks dhe policia do të bëjë të mundur lehtësimin në qarkullimin e mjeteve ndërkohë grupi hetimor do të zbardhë shkaqet e aksidentit.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?