Aksidentohet në Rrugën e Kombit familja me 5 anëtarë nga Kosova, mes tyre dy fëmijë! Shoqërohet shoferi, bëri parakalim të gabuar

30 Mars, 13:44| Përditesimi: 30 Mars, 18:07

  • Share

LEZHË- Automjeti tip Volkswagen me drejtues nga Kosova dhe një Benz janë përplasur rreth orës 13:00 të së shtunës në afërsi të Milotit, në Rrugën e Kombit.

Nga përplasja e makinave është lënduar njëri prej pasagjerëve që ndodheshin në automjetin tip “Volkswagen”, rreth 70 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i makinës tip “Volkswagen”, është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme, ndërsa 3 pasagjerët e tjerë që ndodheshin në automjet, pas kontrollit mjekësor, janë larguar në banesë. Mes tyre ishin dhe fy fëmijë.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e saktë të shkakut të aksidentit, për të cilin paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë parakalimi i gabuar i kryer nga automjeti tip “Volkswagen”.

Nga aksidenti u bllokua për disa minuta rruga e kombit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?