Aksident në rrugën e Kombit, përplasen katër makina dhe një trajler, dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë niset drejt Traumës (VIDEO)

12 Maj 2022, 21:11| Përditesimi: 12 Maj 2022, 21:52

  • Share

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën e Kombit. Mësohet se 4 makina janë përplasur me njëri-tjetrën, si edhe një traljer që është goditur pas nga mjetet. Ngjarja ka ndodhur në pranë urës në fshatin Skuraj.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy persona, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Mësohet se është nisur drejt spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Report TV sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku duken makinat e shkatërruara.

Dyshimet e para janë se ky aksident ka ndodhur për shkak të ngushtimit te rrugës ku po kryhen punime në ndarëse e urave përgjatë këtij segmenti nga firma mirëmbajtëse e rrugës.

Nga aksidenti është krijuar kaos në lëvizje në rrugën e kombit, segmenti Milot-rrëshen. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të saj.

1652385141_WhatsAppImage20220512at9.41.22PM.jpeg

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • velo: 12/05/2022 22:35

    Akoma nuk ka perfunduar kjo rruge se Sali non grata qe bashke me Lul braven qe vodhen 250 mil. euro thone ka mbaruar...

    Përgjigju
    • A. N.: 12/05/2022 23:10

      Kaluan edhe 9 vite me Rilindasit dhe po e paperfunduar ngeli

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?