Kronikë

Aksident në rrugën e ‘Kombit’, furgoni përplaset 'kokë më kokë' me makinën, plagoset shoferja dhe pasagjerja

7 Prill 2021, 10:55| Përditesimi: 7 Prill 2021, 14:41

  • Share

Një përplasje e fortë ka ndodhur mes dy automjeteve para pak minutave në aksin rrugor Milot-Rubik, ku për pasojë shoferja dhe pasagjerja e një autoveture kanë mbetur të plagosura.

Një furgon dhe një autoveturë kanë përplasur kokë më kokë, ndërsa gjendja e të dëmtuarve ende nuk bëhet me dije.

Policia e mbërritur në vendngjarje po kryen ekspertizën, ndërsa sipas burimeve paraprake mendohet se shkak ka qenë mos zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?