Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset drejtuesi i fadromës që po punonte në tunelin e Murrizit (VIDEO)

13 Janar 2023, 13:18| Përditesimi: 13 Janar 2023, 14:25

  • Share

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën e Arbrit. Teksa po punonte në afërsi të tunelit të Murrizit, L.V duke drejtuar mjetin tip fadromë në pronësi të një subjekti, ka humbur kontrollin mbi mjet duke rënë në anë të rrugës.

Sipas policisë ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. 

‘Në afërsi të tunelit të Murrizit, gjatë punës shtetasi L.V., duke drejtuar mjetin tip fadromë në pronësi të një subjekti, ka humbur kontrollin mbi mjet duke rënë në anë të rrugës. Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?