Foto nga vendngjarja

Aksident në rrugën e Arbrit, makina përfundon në humnerë! Shpëton mrekullisht nëna me fëmijën

11 Shtator 2022, 15:36| Përditesimi: 11 Shtator 2022, 15:49

  • Share

Një aksident është shënuar pak më parë në rrugën e Arbrit në fshatin Shkallë të Xibrit. 

Një automjet tip veturë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur "Ura e Spates". 

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes mjeti që po vinte nga Klosi është përplasur fillimisht me hekurat e urës e më pas ka përfunduar poshtë.

Mësohet se drejtuesja e mjetit ndodhej në të bashkë me një fëmijë. Fatmirësisht ata kanë pësuar vetëm lendime ndërsa janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit që për pak nuk u kthye në tragjedi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • gezimi: 12/09/2022 08:08

    Nuk kane shpëtuar mrekullisht por i ka shpëtuar Zoti pasi i ka dhënë mendtë dhe kanë lidhur rripat e sigurimit. Të paktën 70% e vdekjeve nga aksidentet rrugore ndodh nga mos përdorimi i rrypit të sigurimit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?