Aksident në Rrugën e Arbrit, Audi përplaset me zetorin tek ura e Drinit (VIDEO)

4 Mars 2023, 19:57| Përditesimi: 4 Mars 2023, 21:46

  • Share

BULQIZË- Një aksident ka ndodhur mbi Urën e Drinit në Gjoricë, fatmirësisht pa viktima.

Në aksident është përfshirë një mjet Audi ‘A3 AB 510 HT’ i cili drejtohej nga Denis Miftari.

Ky i fundit është dërguar në spital me dëmtime të lehta. Nga ana tjetër drejtuesi i mjetit tip zetor është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia po e kërkon.

'Në vendin e quajtur "Ura e Drinit" në Gjoricë, automjeti tip "Audi", me drejtues shtetasin D. M., është përplasur me  automjetin  bujqësor tip 'Zetor',  me drejtues shtetasin F.D. Si pasojë e përplasjes janë lënduar lehtë dy drejtuesit e automjeteve. Pas ndihmës së parë mjekësore dy drejtuesit kanë dalë nga spitali. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?