Foto ilustruese

Aksident në rrugën ‘Bilisht-Miras’, përplasen 2 automjete, plagosen 2 shoferët

13 Shkurt, 15:47| Përditesimi: 13 Shkurt, 15:53

  • Share

KORÇË- Një aksident ka ndodhur rreth mesditës së sotme (13 shkurt) në rrugën “Bilisht-Miras” pranë kryqëzimit të fshatit Kuç ku janë përplasur 2 automjete.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 drejtuesit të identifikuar si A.A, 53 vjeç i cili drejtonte automjetin tip “Isuzu” dhe R.L, 26 vjeç që drejtonte automjetin tip “Benz”.

Të dy shoferët ndodhen në spitalin e Bilishtit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?