Foto ilustruese

Aksident në Rrogozhinë, makina përplas dy fëmijë dhe largohet nga vendngjarja! Të miturit transportohen në spital

9 Qershor 2023, 21:32| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 21:38

  • Share

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:40 ku një mjet tip ‘Ford’ drejtuesi i të cilës nuk është identifikuar, ka përplasur dy fëmijë të mitur 10 dhe 11 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja.

Për pasojë të miturit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit që u largua nga vendi i aksidentit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?