Aksident në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, makina përplas autobusin

19 Mars 2022, 15:53| Përditesimi: 19 Mars 2022, 15:57

  • Share

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan, por fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të lënduar.

Bëhet me dije se aksidenti u regjistrua në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ku janë përplasur një makinë me një autobus. Si pasojë e përplasjes, shoferi i autobusit ka humbur kontrollin, duke e futur automjetin në një pikë karburanti.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?