Pamje nga aksidenti

Aksident në Qafë-Thanë, kamioni humb kontrollin e përplaset me makinën, vdes 56-vjeçarja gjermane, plagoset pasagjeri

9 Maj 2023, 18:23| Përditesimi: 9 Maj 2023, 19:01

  • Share

Një aksident ka ndodhur në aksin Përrenjas-Qafë-Thanë. Një kamion që ka drejtohej nga shtetasi serb S.M, rreth 50-vjeç është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasja U. S. Gjithashtu, është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, shtetasi P. K., 50 vjeç, (pasagjer në automjetin me drejtuese shtetasen U. S.)

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale, drejtuesin e kamionit, shtetasin S. M.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon veprimet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?