VIDEO/ Dy aksidente brenda pak orësh në Pogradec, shkak lagështia në rrugë

17 Tetor 2023, 14:39| Përditesimi: 17 Tetor 2023, 16:49

  • Share

KORÇË- Dy aksidente kanë ndodhur pasditen e sotme si pasojë e lagështirës në qarkun e Korçës.

Aksidenti i parë ndodhi në Qafë-Plloçë. Sipas informacioneve paraprake në vendin e ngjarjes një mjet është përplasur me një autobuz. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale të shumta në mjet, ndërsa si pasojë është krijuar edhe trafik.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është lagështia në rrugë krijuar si pasojë e reshjeve të shumta të shiut orëve të fundit në qark.

Pak orë më vonë, rreth orës 16:00, ndodhi një aksident në aksin nacional Pogradec-Qafë-Thanë në afërsi të fshatit Pojskë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon dhe një mjet e si pasojë kanë mbetur të dëmtuar 2 shtetas të cilët u transportuan në spitalin e Pogradecit.

Policia në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit ndërkohë paraprakisht dyshohet për shkak të lagështisë në rrugë.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?