Gramsh/ U aksidentua nga makineritë teksa po punonte në HEC-in e fshatit Lenie, 51-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

1 Dhjetor 2023, 12:30| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 14:02

  • Share

GRAMSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh, ku një aksident në punë i ka marrë jetën një 51-vjeçari. Report Tv mëson se Fisnik Vrapi është aksidentuar teksa ka qenë duke punuar në një kompani që po ndërton HEC-in në fshatin Lenie.

Vrapi është dëmtuar nga një mjet pune i kësaj firm teksa punonte. Si pasojë e plagëve të marra, 51-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital. 

"Mesditën e sotme, në fshatin Grabovë, shtetasi F. V., 51 vjeç, punonjës i një firme ndërtimi, gjatë kohës që ka qenë duke kryer punime për ndërtimin e një hidrocentrali, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një mjet pune i kësaj firme. Si pasojë e dëmtimeve, 51-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.", njofton policia. 

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?