Aksident në Prrenjas, kamioni përplaset me furgonin dhe përmbyset në një arë (PAMJET)

19 Gusht 2020, 09:36| Përditesimi: 19 Gusht 2020, 09:46

  • Share

Dy drejtues mjetesh janë plagosur nga një aksident që është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në Prrenjas.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:00 në një nga kthesat e Pishkashit. Një kamion me targa serbe ka dalë nga rruga pas përplasjes me një furgon me targa maqedonase.

Nga aksidenti janë plagosur drejtuesit e dy mjeteve, që janë transportuar drejt spitalit të Prrenjasit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Report Tv siguron pamjet e aksidentit, ku duket kamioni që pasi ka dalë nga rruga ka përfunduar në një arë. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?