Aksident në Pogradec! Makina përplas një karrocë në rrugë! Drejtuesi i mjetit arrestohet pasi u largua nga vendngjarja

8 Janar 2023, 17:58| Përditesimi: 8 Janar 2023, 18:37

  • Share

Një aksident ka ndodhur në fshatin Petrushë në Pogradec pasi një mjet ka përplasur një karrocë.  

Karroca ka përfunduar e përmbysur në anë të rrugës, ndërsa drejtuesi i mjetit pasi e përplasi karrocën, u largua nga vendngjarja, por më vonë u arrit të identifikohej e të arrestohej.

Mësohet se shtetasi që drejtonte karrocën nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ka pasur dhe herë të tjera aksidente në këtë zonë  dhe mungesa e ndriçimit cilësohet si problematika e shkaku kryesor në këtë aks.

F.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taqi: 08/01/2023 22:24

    Po car flisni o njeres ai i karoces a kishte ndricim pse vetem rruga te kete ndricim apo i ka fajet shteti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?