Foto nga vendngjarja

Aksident në Pogradec, mjeti përplaset me trafik ndarësen, dëme të shumta materiale (FOTO)

28 Nëntor 2022, 16:30| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 16:31

  • Share

PORADEC- Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi te fshatit turistik të Linit.

Sipas burimeve, një mjet ka dalë nga rruga e për pasojë është përplasur me trafik ndarësen e cila ka hyrë  në pjesën e përparme të mjetit.

Siç duket nga pamjet e Report Tv, mjeti ka marrë dëme të shumta materiale ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?