Aksident në Pogradec, drejtuesi i mjetit humb kontrollin, plagosen katër pasagjerët

5 Shkurt 2023, 14:09| Përditesimi: 5 Shkurt 2023, 14:10

  • Share

POGRADEC- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Pogradec. Një 42-vjeçar ka qenë duke drejtuar një automjet tip "Honda” dhe dyshohet se ka humbur kontrollin e mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë katër pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit G. Gj., po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?