Pamje nga aksidenti

Aksident në Përmet, i riu me shpejtësi del nga rruga dhe merr para makinat në parkim

17 Qershor 2023, 22:45| Përditesimi: 17 Qershor 2023, 22:48

  • Share

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Përmet duke shkaktuar dëme materiale.

Automjeti me targa AA216 JT me drejtues Fatjon Lahe, ka goditur tre automjete që kanë qenë të parkuara anës rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetit të Përmetit dhe për fat nuk kishte këmbësore në momentin e ngjarjes. I riu përmetar duke drejtuar makinën me shpejtësi ka përfunduar tek autoveturat qe ishin parkuar.

Nuk ka pasur dëme në njerëz veçse në materiale. Ndaj te riut Fatjon Lahe policia do te procedoje penalisht për dëmtim prone dhe shkelje të rëndë të rregullave të qarkullimit rrugor dhe gjobe 50 mijë lekë te rinj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?