Aksident në mesnatë në autostradën Levan-Tepelenë, përfundon i përmbysur zetori

11 Korrik 2020, 10:31| Përditesimi: 11 Korrik 2020, 10:56

  • Share

Një aksident i rëndë është regjistruar në mesnatë në autostradën  Levan-Tepelenë. 2 mjete, një  makinë bujqësore dhe një makinë tip BMV janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti i ndodhur rreth orës 12:00 ka qenë i fortë dhe këtë e vërteton edhe përmbysja e mjetit bujqësor tip zetor. Me të mësuar për aksidentin në vendngjarje ka shkuar një ambulancë, ndërsa policia punoi për normalizimin e trafikut, ndërkohë që po heton për shkakun.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?