Pamje nga aksidenti

Aksident në Maqedoninë e Veriut, përfshihen edhe dy ministrat e qeverisë

8 Shkurt 2022, 07:38| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 07:41

  • Share

Një aksident zinxhir ka ndodhur në rrugën “Ilindenska” në Maqëdoninë e Veriut, ku janë përfshirë tre vetura, mes tyre edhe vetura e ministrit të Financave Fatmir Besimi.

Këtë e bëri të ditur vetë Besimi përmes një postimi në Facebook. Në veturë bashkë me Besimin ka qenë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.  Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot vonë pasdite, vetura zyrtare me të cilën kam qenë duke udhëtuar bashke me ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi për në mbledhje pune në Qeveri ka qenë pjesëmarrëse në një aksident trafiku që ka ndodhur në udhëkryqin përballë Qeverisë. Përveç dëmeve materiale në vetura, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar rëndë. Disa nga pjesëmarrësit pësuan lëndime të lehta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, shkruan Besimi në Facebook.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?