Kronikë

Aksident në Maliq, makina përplas dy të miturat me biçikletë (VIDEO)

9 Nëntor 2021, 13:45| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 14:07

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Maliq. Mësohet se makina ka përplasur dy të mitura të cilat udhëtonin me biçikletë.

Sakaq, bëhet me dije se të miturat janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë
Më datë 09.11.2021, rreth  orës 13:08, në fshatin Pocestë, Maliq, shtetasi G. Zh., duke drejtuar një mjet tip "Volkswagen", ka përplasur dy të mitura, që po lëviznin me biçikletë në rrugë, të cilat u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?