Aksident në Malësinë e Madhe/ Fugoni përplas një motor, plagoset rëndë 46 vjeçari (VIDEO)

7 Tetor 2020, 13:10| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 13:30

  • Share

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur rruga e fshatit Grizhë, Malësi e Madhe.

Një mjet Furgon, me drejtues 52 vjeçarin me iniciale S. H. banues në fshatin Gruemirë është përplasur me një motor tip Lançin, me drejtues 46 vjeçarin Kujtim Smaja, banues në Shkodër.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit dhe po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin rrethanave të aksidentit, si dhe po bëhet shoqërimi i drejtuesit të fugonit për veprime të mëtejshme proceduriale.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?