Aksident në Llogara, 2 persona në spital nga përplasja! Krijohet trafik me radhë të gjata

7 Gusht 2022, 17:10| Përditesimi: 7 Gusht 2022, 17:26

  • Share

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Llogara, ku dy automjete janë përplasur.

Për pasojë, 2 persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:45, ku një “Audi” me drejtues A.V., 27 vjeç është përplasur me një “Mitsubishi”.

Pasagjeri dhe shoferi i Mitsubishi-t janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Për shkak të aksidentit është paralizuar trafiku në këtë segment rrugor mjaft të frekuentuar nga pushues që zgjedhin për pushime bregdetin e jugut.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?