Aksident në Lezhë, motori përplaset me një mjet! Plagoset 40-vjeçari

14 Janar, 13:15| Përditesimi: 14 Janar, 13:16

  • Share

Një 40-vjeçar mbeti i plagosur, pasi motoçikleta të cilën drejtonte u përplas me një automjet. Aksidenti ndodhi rreth orës 12 e 30 minuta të së dielës në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë lagjes se ish-frutores në Lezhë. Drejtuesi i motoçikletës mori lëndime në kokë dhe u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Policia rrugore, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, shoqëroi ne komisariat drejtuesin e automjetit qe u përfshi në aksident si dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te ngjarjes.

Ndërkohë nga aksidenti u krijua trafik i rënduar për rreth 60 minuta dhe u desh ndërhyrja e policisë rrugore për normalizimin e lëvizjes përgjatë aksit Lezhë-Shkodër.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?