VIDEO/ Aksident në Lezhë, makina përmbyset në kanalin me ujë! Plagosen 3 të rinjtë

21 Mars, 12:25| Përditesimi: 21 Mars, 12:44

  • Share

Një aksident është regjistruar në në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, ku 3 të rinj kanë mbetur të plagosur. Siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv, makina ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar e përmbysur në një kanal me ujë.

Tre të rinjtë, drejtuesi 18 vjeç dhe pasagjerët nga 17 vjeç, kanë dalë nga mjeti dhe me pas janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

"Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, shtetasi G. D., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Audi A5” dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.  Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ky shtetas, njëri prej tyre 18 vjeç dhe 2 të tjerët 17 vjeç, të cilët po marrim mjekim në spitalin e Kurbinit", njofton policia. 

Grupi hetimor po punon në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?