Aksident në Lezhë, ambulanca përplaset me 'Ford-in'! Shoferi i makinës përfundon me urgjencë në spital

16 Prill 2023, 07:17| Përditesimi: 16 Prill 2023, 10:40

  • Share

LEZHË - 1 person mbeti i plagosur, pas përplasjes së një autoambulance me një automjet tip “Ford” në autostadën Lezhë-Laç. Aksidenti ndodhi rreth orës 7:00 të mëngjesit te së dielës, pranë kryqëzimit të Shënkollit.

Përplasja ishte e fortë e për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i automjetit tip “Ford”. Ai u dërgua për ndihme mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën. 

Sipas të dhënave në autoambulancën e spitalit të Laçit ishte një pacient bashkë me personelin mjekësor, të cilët po shkonin në spitalin e Lezhës por nuk kanë marrë lëndime. 

Policia e cila mbërriti menjëhere në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen dhe rrethanat e këtij aksidentit.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?