Aksident në Larushk të Fushë-Krujës, përplasen dy makina, njëra shpërthen në flakë

6 Prill, 17:58| Përditesimi: 6 Prill, 18:29

  • Share

KRUJË- Dy makina janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme në zonën Fushë-Krujës, në fshatin Larushk.

Një makinë tip 'Benz' dhe një 'Golf 5' janë përplasur, ndërsa njëri nga mjetet ka shpërthyer më pas në flakë. Raportohet se nuk ka viktima dhe as të plagosur.

Mjeti është përfshirë nga flakët por drejtuesi ka mundur të dalë nga makina pa probleme. Zjarrfikësja në vendin e ngjarjes ka shuar flakët.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë të shkaktuar nga goditja.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?