Aksident në Kuçovë, vinçi i pret rrugën Golfit 6, një e plagosur

8 Prill, 14:55| Përditesimi: 8 Prill, 15:20

  • Share

Një aksident ka ndodhur sot në hyrje të qytetit të Kuçovës,në vendin e quajtur "Meteor".

Një vinç, në përpjekje për tu kthyer,i ka prerë rrugën një automjeti tip Golf 6,ku udhëtonin dy vajza. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar në nofull pasagjerja e makinës, ndërkohë që dy drejtuesit e të dy mjeteve nuk kanë pësuar lëndime.

E dëmtuara është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar forcat të policisë rrugore, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit, për të konkluduar në shkaqet dhe dinamikën e tij.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?